LGBTI Equal Rights Association for Western Balkans and Turkey

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Udhëzues për sindikatat për angazhimin me punëtorët LGBTI+ në Ballkanin Perëndimor

Topic - Business / Employment
Country - All Countries / International / Regional
Resource Type - Best Practice / Guideline / Manual / Recommendation
Language - ALBANIAN
Year - 2022

Që nga viti 2018, ERA i është përkushtuar uljes së sfidave me të cilat përballen personat LGBTI+ në aksesin e të drejtave të tyre social-ekonomike. Studimet tregojnë se të drejtat e punëtorëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor janë shumë larg të qenurit të mbrojtura. Ata janë të parët në radhë që goditen nga masat shtrënguese, pandemitë dhe punëdhënësit shfrytëzues. Kur shtohet elementi i diskriminimit në bazë të orientimit seksual, identitetit gjinor apo karakteristikave të seksit, sfidat rriten. Kështu, për të mbrojtur në mënyrë efektive të drejtat e punëtorëve, është e nevojshme të fillohet të mendohet dhe të veprohet përmes syve të atyre që janë më të margjinalizuar, duke përfshirë personat LGBTI+, personat me aftësi të kufizuara, njerëzit e varfër ose njerëzit që vijnë nga pakicat etnike. Të gjitha këto grupe janë pjesë përbërëse e shoqërisë, e marrëdhënieve të punës dhe e luftës për të drejtat e punëtorëve.
Raportet e publikuara nga organizatat rajonale dhe ndërkombëtare tregojnë pozita të kon- siderueshme të pafavorshme për punëtorët LGBTI+ në krahasim me të tjerët. Sondazhi i Bankës Botërore dhe ERAs i vitit 2018 tregon se 41% e personave LGBTI+ kishin qenë dëshmitarë të qëndrimeve, komenteve dhe sjelljeve negative ndaj kolegëve LGBTI+, 14% kishin përjetuar personalisht komente ose sjellje të tilla dhe 16% kishin përjetuar trajtim të pabarabartë në lidhje me kushtet ose përfitimet e punësimit. Duke marrë parasysh faktin se vetëm 24% e punëtorëve LGBTI+ janë të hapur në vendin e tyre të punës në nivel ra- jonal (që është më i lartë se në rastin e Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut). Për më tepër, nën ndikimin e stigmës së përgjithshme, përjashtimit dhe diskriminimit në shoqëri, si dhe përfaqësimit të kufizuar politik të personave LGBTI+, sindikatat në rajon nuk i përfshijnë personat LGBTI+ në programet ose procedurat e tyre të brendshme. Kështu, të drejtat e punëtorëve LGBTI+ mbeten të pambrojtura edhe pse ata kontribuojnë drejt ekonomisë dhe zhvillimit si të gjithë punëtorët e tjerë.

Në vitin 2021, ERA në bashkëpunim me organizatat Solidarity Centre, Solidarnost dhe ak- torë të tjerë rajonalë, ka organizuar trajnime dhe seminare për sindikatat në Ballkanin Perën- dimor. Gjatë këtyre aktiviteteve, sindikatat u treguan të hapura për të çuar përpara punën e tyre, dhe për të kuptuar e përfaqësuar më mirë nevojat e punëtorëve LGBTI+ në përputhje me rrethanat. Për më tepër, ata pranuan se shumica e tyre përballen me mungesë burimesh dhe njohurish për këtë temë. Në periudhën 2019-2020 ERA kreu një vlerësim nevojash me përfaqësues të sindikatave nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Pothuajse të gjithë shprehën nevojën për burime dhe materiale për çështjet e punonjësve LGBTI+, për trajnime dhe seminare me komunitetin LGBTI+ dhe për të ditur se si mund të ndihmojnë komunitetin nga këndvështrimi i tyre.
Prandaj, ky udhëzues është zhvilluar nga ERA për të ofruar akses më të lehtë në informa- cion mbi të drejtat e punëtorëve LGBTI+ për drejtuesit e sindikatave dhe anëtarët e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Udhëzuesi do të përfshijë informacion mbi nevojat dhe shqetësimet specifike me të cilat përballen punëtorët LGBTI+ dhe do të ndajë praktikat e mira globale dhe rajonale për angazhimin e sindikatave me të drejtat e punëtorëve LGB- TI+. Praktika të tilla tregojnë se angazhimi sindikal në këtë temë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i dobishëm për të dyja komunitetet. Dhe kjo është e rëndësishme si nga këndvështrimi i të drejtave të një punonjësi, ashtu edhe në baza morale dhe etike, sepse personat LGBTI+ kanë të drejtë të jetojnë në liri dhe dinjitet si gjithë të tjerët.